Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 12:42 | Kronikë

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH.

28-vjeçari me banim në Fier u kap teksa po merrte një pako me rreth 135 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.  

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet  një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike me postë nga SHBA.

U kap në flagrancë  në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, vihet në pranga 28-vjeçari.  

Sekuestrohen rreth 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë.  

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.   

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos