
Ka ndërruar jetë në spital i plagosuri me thikë pak më parë te Komuna e Parisit në kryeqytet. A2 CNN mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal për motive të dobëta.
Viktima është Indrit Ismaillari, ndërsa autori i vrasjes Filip Shehu. Ky i fundit është arrestuar nga policia.
A2 CNN raportoi më herët se një telefonatë mbërriti në sallën operative të Policisë së Tiranës për një plagosje.
I plagosuri u transportua për në spital, ku ndërroi jetë.

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)
