
Marjan Kodheli, i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij me thikë në fshatin Shkallnur në Durrës, u arrestua nga policia pak minuta pas ngjarjes së rëndë, raporton A2 CNN.
Ndalimi i tij është bërë në zonën e plazhit, pak kilometra nga vendngjarja, kur zbret nga Shkallnuri ku ndodhi dhe ngjarja
Pas krimit, 25-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe sipas informacioneve paraprake është kapur nga policia në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në ambientet e një lokali në pronësi të motrës së tij.
Burime policore bëjnë me dije se Marjan Kodheli dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe e goditi të atin pas një konflikti brenda banesës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes tragjike. (A2 Televizion)
