Dhunoi dhe keqtrajtoi djalin e tij të mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim babain

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 15:55 | Kronikë

Dhunoi dhe keqtrajtoi djalin e tij të mitur, Prokuroria Fier dërgon

Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjyq babain pasi ka ushtruar dhunë dhe ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.

Sipas njoftimit të prokurorisë, “shtetasi B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje””.  

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases E.M., më 12 qershor 2025, e cila denoncoi ish-bashkëshortin për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe djalit të tyre të mitur, N.Sh. Sipas kallëzimit, dhuna ishte e vazhdueshme gjatë martesës, por muajt e fundit ishte përshkallëzuar, duke e detyruar denoncuesen të largohej nga banesa së bashku me fëmijën e mitur.

“Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mënyrën si e qëllonte me pëllëmbë. Në këto kushte u arrestua shtetasi B.Sh., dhe ndaj tij u caktua masë sigurie. Gjithashtu, për këtë ngjarje, u lëshua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasin e mitur”, njofton prokuroria.

Prokuroria e Fierit deklaron se hetimi u zhvillua në mënyrë të shpejtë dhe të plotë, duke arritur në përfundimin se i pandehuri ka konsumuar elementët e dy veprave penale të mësipërme. Institucioni thekson angazhimin për ndëshkimin e çdo akti dhune në familje dhe mbrojtjen e posaçme të të miturve nga keqtrajtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos