Viktima u qëllua nga afër me 6 plumba, detaje nga vrasja në Selenicë

Nga Edi Ruçi
1 Nëntor 2025, 21:39 | Kronikë

Viktima u qëllua nga afër me 6 plumba, detaje nga vrasja në

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja në fshatin Gjorm të Selenicës, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Drejt viktimës është qëlluar nga një distancë e afërt me 6 plumba, shkruan A2.

Të 6 plumbat i ka në pjesën e kraharorit dhe barkut.

Viktima i identifikuar si Dalan Alliaj ishte banues në Levan dhe kishte shkuar në fshatin Gjorm tek njerëzit e tij për vizitë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos