18-vjeçari nga Durrësi tenton të përdhunojë turisten australiane

Nga A2 CNN
24 Shtator 2024, 13:10 | Kronikë

18-vjeçari nga Durrësi tenton të përdhunojë turisten

Një i ri është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një turiste.

21-vjeçarja nga Australia pasi ka kundërshtuar kryerjen e aktit, ka denoncuar në polici 18-vjeçarin, ndërsa uniformat blu kanë kryer ndalimin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë,  shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos