19 000 euro të fshehura në trup, kapet 44-vjeçari nga Kosova

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 10:01 | Kronikë

19 000 euro të fshehura në trup, kapet 44-vjeçari nga Kosova

Policia kufitare në Morinë ka ndaluar një 44 vjeçar nga Kosova nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos