A2 CNN ka mundur të sigurojë imazhe nga vendngjarja ku ndodhi aksidenti i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, ku për pasojë humbën jetën 4 të rinj që po udhëtonin në një automjet.
Në pamje shihet se makina ku udhëtonin 4 viktima është shkatërruar totalisht, pasi pas përplasjes ajo është përfshirë dhe nga flakët.
Personat që humbën jetën në këtë aksident janë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Makina ku udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i betonieres, i cili po merret në pyetje. (A2 Televizion)