24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2025, 15:29 | Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pas mesditës së sotme në lagjen 2 të Rrogozhinës. Policia njofton se një i ri ka aksidentuar për vdekje një vajzë të mitur, teksa kthente automjetin për në rrugën e lagjes.

“Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos