
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi qarkullonte me armë zjarri, të cilën e mbante në brez. Ai u kap nga shërbimet e policisë, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa” të Durrësit, pasi u ndalua për kontroll automjeti. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit". (A2 Televizion)
