
Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, duke e çua në 6 numrin e ambienteve të zbuluara për këtë qëllim. Në operacionin “Neonët 3” u vënë në pranga 5 persona, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së, një u shpall në kërkim, ndërsa ka nisur hetimi për 5 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.
A2 CNN mëson se në pranga përfunduan shtetasit Përparim Ndrevataj, Sebastian Gjoka dhe Artan Bilali, dhe u ndaluan punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund.
Shkodër / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 3”. Shkon në 6 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të operacionit Neonët.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.
Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund.
Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Shkoder, të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex , 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)
