
Shorti elektronik në GJKKO ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri kryesuese, ndërsa Flora Hajredini dhe Besmir Stroka anëtarë për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
A2 CNN raporton se në këtë proces, që do të zhvillohet me procedurën e gjykimit të zakonshëm, Veliaj ka të bashkëpandehur bashkëshorten, Ajola Xoxa dhe 17 të tjerë.
Ndërkohë gjyqtarja Ulliri është kryesuese edhe në gjykimin e të pandehurve të dosjes "Partizani".
(A2 Televizion)