“Rregullat e reja për ‘arrest me burg’”, Eugen Beçi: Gjykatat duhet të japin arsyetime konkrete për çdo rast

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 22:46 | Kronikë

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka komentuar “arrest me burg” vendim e fundit për unifikimin e praktikës lidhur me caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Beçi theksoi se aktualisht është publikuar vetëm njoftimi i shkurtër i vendimit të Kolegjeve të Bashkuara, ndërsa arsyetimi i plotë pritet të zbardhet në vijim.

Sipas tij, Gjykata e Lartë ka përcaktuar tre elementë kryesorë që duhet të udhëheqin gjykatat në vendimmarrje:

“Gjykatat duhet të analizojnë në mënyrë konkrete rrethanat dhe kushtet e përshtatshmërisë së masës ‘arrest me burg’, jo në mënyrë abstrakte dhe me formulime të përgjithshme si ‘rreziku i ikjes’ apo ‘rreziku i përsëritjes së veprës penale’. Çdo vendim duhet të jetë i individualizuar për secilin person,” u shpreh Beçi.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas tij, është se arresti me burg duhet të mbetet masa e fundit:

“Gjykata duhet të argumentojë pse masat e tjera si detyrimi për paraqitje, garancia pasurore, arresti në shtëpi apo ndalimi i daljes jashtë shtetit janë të papërshtatshme. Vetëm pasi përjashtohen të gjitha këto, mund të vendoset ‘arresti me burg’ si masë e domosdoshme.

Beçi nënvizoi gjithashtu se barra e provës i takon prokurorisë:

“Prokurori duhet të provojë para gjykatës se të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme dhe se ‘arresti me burg’ është e vetmja masë e përshtatshme në atë rast.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos