
Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koplikut, ku një mjet ka përplasur një këmbësor të moshuar.
I lënduari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia e Shkodrës. (A2 Televizion)