A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani: Sot gjyqi i shekullit

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 09:15 | Kronikë

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për gjyqin në themel që do të nisë sot në orën 11:00 ndaj ish-Presidentit, e konsideroi procesin si “gjyqi i shekullit”.

Do jetë proces gjyqësor i hapur. Ai ka kërkuar që çështja e tij të transmetohet Live në media. Sot do nisim një rrugëtim ligjor që ndoshta është edhe gjyqi i shekullit, sepse s’ndodh gjithmonë që një ish-President të vihet përballë togave të zeza”, tha Cakrani.

I pyetur a do ta takojë Ilir Metën ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Cakrani tha: “Zonja Kryemadhi është pjesë e procesit gjyqësor, dhe të kuptojmë diçka, që e gjithë çështja është rreth zonjës Kryemadhi. Znj. Kryemadhi ka marrë të gjitha përgjegjësitë sa i takon asaj, sepse ajo s’është një shtëpiake, ka qenë një njeri aktiv në politikë, ka qenë deputete, ka qenë pjesëmarrje në çdo vendim që është marrë nga Kuvendi, edhe nga LSI e kështu me radhë. Disa përgjegjësi që i takojnë znj.Kryemadhi, kanë vendosur të bëjnë bashkëpërgjegjës edhe z.Meta, që s’është e drejtë nga pikëpamja procedurale, ligjore”, u shpreh ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos