
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar pjesërisht vendimin e shkallës së parë për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke rrëzuar një pjesë të kërkesave të Prokurorisë së Posaçme dhe urdhëruar heqjen e sekuestros për asete me vlerë qindra milionë lekë.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, trupi gjykues monokratik i kryesuar nga gjyqtari Florjan Kalaja shqyrtoi ankimin e disa personave dhe subjekteve tregtare kundër vendimit të dhënë më 20 prill 2026 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Apeli vendosi të rrëzojë kërkesat e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e disa aseteve të shoqërive tregtare, duke urdhëruar heqjen e masës së sekuestros për pasuri me vlerë rreth 729.5 milionë lekë në total (123.629.664 Lekë, 410.595.663 leke, 94.423.883 Lekë, dhe 100.840.264 Lekë).
Gjithashtu, gjykata ndryshoi pjesërisht vendimin për disa pasuri të paluajtshme, ndërsa për një apartament vendosi heqjen e sekuestros dhe kthimin e pasurisë te subjekti apelues.
Gëzim Hoxha: Rrëzohet sekuestroja e Prokurorisë së Posaçme mbi asetet e shoqërisë private në shumën 123.629.664 Lekë.
Andis Papa: Lirohen nga bllokimi shumat të dy subjekteve të ndryshme, respektivisht në vlerat 410.595.663 Lekë dhe 94.423.883 Lekë.
Elision Jorgji: Heqjen e sekuestros ndaj aseteve të kompanisë në shumën prej 100.840.264 Lekë.
Ergys Agasi: Heqja e sekuestros për pasurinë e llojit apartament të ndodhur në një objekt disakatësh në Tiranë.
Mirlinda Karçanaj- Heqja e sekuestros për pasurinë e llojit apartament
Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit la në fuqi pjesën tjetër të disponimeve të vendimit të shkallës së parë dhe urdhëroi Byroja Kombëtare e Hetimit, SPAK-un dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të zbatojnë vendimin.
Palët kanë të drejtë të ushtrojnë rekurs në Gjykata e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar. (A2 Televizion)