Aksident i 3-fishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën një 24-vjeçar

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 21:34 | Kronikë
Aksident i 3-fishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën një
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos