Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në Sarandë 30-vjeçari nga Vlora

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 13:28 | Kronikë

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në Sarandë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. Sipas policisë i riu, u kap në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 4 të këtij qyteti, kur shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me drejtues 30-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos