
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e dënimit për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, me 3 vite heqje lirie.
Dënimi u ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënim që është kryer nga ish-deputeti, shkruan A2.
I njëjti vendim la të pandryshuar dënimin me 3 vjet burg ndaj Altin Hajrit, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha, u caktua një dënim prej 2 vitesh e 6 muaj burg. (A2 Televizion)