Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Peqin, përplasen katër makina

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 08:34 | Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Peqin, përplasen
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në aksin Elbasan – Peqin, në Pajovë. Në aksident mësohet se janë përfshirë të paktën katër automjete.

Ende nuk dihen saktë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se lagështia në rrugë mund të jetë një prej shkaqeve. Si pasojë e këtij aksidenti, ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani, raportohet për dy persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor u bllokua qarkullimi, dhe po vijon me një korsi derisa të hiqen mjetet e aksidentuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos