Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 22:15 | Kronikë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet kanë dalë nga karrexhata dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, shkruan A2CNN. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se dy drejtuesit e mjeteve po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos