Aksident i rëndë në Durrës, kamioni zë poshtë makinën

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 16:27 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël.

Sipas të dhënave paraprake, makina e vogël është marrë përpara nga kamioni, i cili më pas e ka përplasur pas trafikndarëses.

Fatmirësisht, si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos