Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.
Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit. Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. (A2 Televizion)