Një aksident i rëndë u shënua në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës e njohur si "Guri i Kuq", ku një mjet tip “Volvo”, që drejtohej nga një femër, ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me barrierat e rrugës e më pas ka përfunduar në murin mbrojtës.
Për pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja tjetër. Ato u transportuan në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e mjetit çka ka shkaktuar humbjen e kontrollit nga drejtuesja.
Ndërkohë, policia rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse. (A2 Televizion)