Aksident i rëndë te "Rotondo e Savrës" në Lushnje, makina përplas këmbësorin

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 17:54 | Kronikë
Aksident i rëndë te "Rotondo e Savrës" në Lushnje,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës", në Lushnje, ku një 38-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një këmbësor, 87-vjeçar, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, shoferi i automjetit është shoqëruar nga komisariat, ndërsa kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.


“Lushnjë/Informacion paraprak: Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës", shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lushnjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos