Aksident i trefishtë në aksin Fier-Vlorë, një i plagosur

Nga Çaku Tafa
5 Nëntor 2024, 14:21 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të spitalit Memorial.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, një Suzuki, një Mercedes dhe një Fiat. Nga goditja e fortë ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit Fiat, që është dërguar me urgjencë drejt spitalit Memorial.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për rregullimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos