Aksident me vdekje në aksin Divjakë - Çermë

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 07:40 | Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Divjakë - Çermë

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në rrugën nacionale Divjakë - Çermë. Një fugon tip "Benz" është përplasur me një motomjet. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i motomjetit, ndërsa është plagosur rëndë dhe 22-vjeçari, që drejtonte fugonin. Ai është dërguar në spitalin e Traumës.

Aksident me vdekje në aksin Divjakë - Çermë

Njoftimi i Policisë Fier

Rreth orës 05:15 në aksin rrugor "Divjakë-Lushnjë",  automjeti tip "Benz"  me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur  me një motomjet që drejtohej nga  shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip "Benz", është transportuar në spital për ndihmë mjekësore

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos