Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur paraditen e së hënës në aksin rrugor Melan-Peshkopi.
“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, shtetasi Sh.H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e daljes së automjetit nga rruga”, njofton policia. (A2 Televizion)