I moshuari u gjet i vdekur në banesë, ja dyshimet e para

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2024, 20:58 | Kronikë

I moshuari u gjet i vdekur në banesë, ja dyshimet e para

Një i moshuar u gjet të dielën pa jetë në banesën e tij.

Nga kqyrja e trupit të pajetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohësh jetonte i vetëm, policia bën me dije se 68-vjeçari dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë dhe dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një infarkti, ndërkohë në banesën e tij ai kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës kur 68-vjeçari ishte pa jetë.

Për këtë arsye, në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje.

Ndërkohë, trupi i tij do të niset drejt morgut të spitalit të Vlorës, ku do t’i bëhet dhe ekspertiza nga specialistët për të vërtetuar shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos