Aksident me 5 të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 07:14 | Kronikë

Aksident me 5 të plagosur në dalje të fshatit Fier-Shegan, në rrugën nacionale Lushnje Berat. Dy mjete, një tip Smart me targa AB 363 KO  dhe një Toyota me targa AB 165 LH janë përplasur njëra me tjetrën.

Si rezultat i përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Bilanci 5 të plagosur, mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve të cilët tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, raporton A2,  dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit po disiplinojnë trafikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos