Ngjarje e rëndë në Tiranë, dhunohet polici i burgut 313, i merret arma e shërbimit

Nga A2 CNN
28 Shtator 2024, 10:24 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Tiranë. Policia bën të ditur se një punonjës i burgut 313 është dhunuar dhe i është marrë arma e shërbimit menjëherë sapo ka dalë nga banesa e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën "Tre Dëshmorët", Yzberisht, ku shtetasi me iniciale A. L., 36 vjeç, punonjës pranë burgut 313, është goditur me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar, shkruan A2 CNN.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën "Tre Dëshmorët", Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos