Humbi kontaktet me familjen mbrëmjen e djeshme, gjendet i pajetë pas aksidentit 34-vjeçari në Pukë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2024, 14:32 | Kronikë

Humbi kontaktet me familjen mbrëmjen e djeshme, gjendet i pajetë pas

Një 34-vjeçar nga fshati Berishë Vendi është gjetur i pajetë ditën e sotme, apsi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga si pasojë e motit të ke. Policia u njoftua mëngjesin e sotëm pasi familja kishte humbur kontaktet me të që prej mbrëmjes së djeshme.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Pukë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34-vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me  automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos