Aksident me 7 persona të plagosur në Maliq

Nga Artin Halili
17 Nëntor 2024, 07:58 | Kronikë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Maliq-Pojan, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Pendavinj, ku një mjet me targa greke që ishte duke udhëtuar nga Maliqi drejt Pojanit dhe një mjet furgon mallrash janë përplasur kokë me kokë.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa 6 të plagosurit e tjerë ndodhen në këtë spital  jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ky fillimisht dyshohet se njëri nga mjetet nuk ka respektuar sinjalistiken rrugore në një kryqëzim të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos