Aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Vlorë ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afro 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.
Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve qe krijuan radhë të gjata.
Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje.
Dy te lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)