Aksident me pasojë një të plagosur në Fier, makina përplaset me karrocën

Nga Çaku Tafa
17 Nëntor 2025, 17:28 | Kronikë

Aksident me pasojë një të plagosur në Fier, makina

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë, e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar, shkruan A2 CNN.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos