Arrestimi i Metës, drejtori i Policisë: Forca ka qenë në raport proporcional

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 15:02 | Kronikë

“Arrestimi i Ilir Metës nuk ishte veprim arbitrar kur ka rezistencë. Forca ka qenë në raport proporcional”.

Kështu u shpreh Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Sipas tij, “i takon individit të sillet në nderin e detyrës që ka mbajtur, jo t'i kërkohet policisë”, shkruan A2.

Proda u pyet edhe për vrasjen e gjykatësit brenda sallës së gjyqit.

“Fatkeqësi, e kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave i është dhënë disa rojeve civile, që i siguron vetë gjykata. Sigurimin fizik e bën “Illyrian Guard”. Është ngritur një grup pune, besoj se do të ndryshojë”, tha Proda.

Sa i përket grupeve kriminale, Proda u shmang duke thënë se nuk ishte i përgatitur për temën.

“Një herë tjetër do të vij i përgatitur”, tha Proda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos