Aksident me pasojë një të plagosur në Lushnje

Nga Çaku Tafa
13 Prill 2024, 08:49 | Kronikë

Aksident me pasojë një të plagosur në Lushnje

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor "Lushnjë-Berat".

Policia bën të ditur se një automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos