Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Peqin-Rrogozhinë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 12:56 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në aksin

Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar mbrëmë në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku një 82-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua menjëherë nga vendngjarja.

Pas kontrolleve intensive, policia lokalizoi dhe arrestoi disa orë më vonë autorin e dyshuar, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë, shkruan A2 CNN.

Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua automjeti me të cilin është kryer përplasja fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos