Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, arrestohet një javë më pas 42-vjeçari në Tepelenë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 13:34 | Kronikë

Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, arrestohet një javë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës një javë pasi kërcënoi me armë zjarri një 48-vjeçar. Sipas Policisë ai u gjet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan.

“Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan”, njofton Policia.

Në momentin e kapjes dhe gjatë kontrollit në banesë atij iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos