Foto ilustruese
Një grua e moshuar, 82 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e të dielës për shkak se është përplasur nga një makinë në aksin Peqin-Rrogozhinë, raporton A2 CNN.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, njofton policia lokale, në fshatin Sinaballaj.
Shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)
