Aksident në aksin Berat-Lushnjë, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 09:04 | Kronikë

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, 3 të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Berat-Lushnjë, raporton A2 CNN.

Sipas policisë lokale, rreth orës 05:00, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos