Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Një automjet “ është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka rënë përtokë.
A2 CNN raporton se ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)