Një zjarr është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një palme, pa asnjë arsye të dukshme.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në pemët e tjera përreth. (A2 Televizion)