
Një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, raporton A2 CNN. Ngjarja ndodhu rreth orës 9:00, ku ka përplasja e dy mjeteve, një BMW dhe një Renault, mbetën të plagosur 3 persona.
Shoferi i mjetit Renault Clio, Klevant Vasi, kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri për ta nxjerrë. Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)