
Një betoniere dhe një mjet transporti janë përplasur në bypass-in Mbrostar-Levan, pranë fshatit Mbrostar në Fier.
Si pasojë e përplasjes, betonierja ka dalë nga rruga dhe njëri prej drejtuesve ka pësuar frakturë në krah.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(A2 Televizion)