Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e shtunës në aksin rrugor Maliq-Pojan, në afërsi të Urës së Drithasit.
Një mjet dyshohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një tokë bujqësore.
Në momentin e daljes nga rruga dhe përmbysjes së mjetit, ky i fundit ka marrë flakë duke rrezikuar seriozisht jetën e personave që udhëtonin në mjet
Kanë qenë dy persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)
