Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”.
Sipas burimeve për A2 CNN, një çift burrë e grua nga Tepelena si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur.
Po ashtu, sipas informacioneve paraprake, automjeti që udhëtonte çifti drejt Tepelenës ka goditur frikshëm nga prapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.
Goditja ka qënë e fortë, ç’ka ka bërë që burrë e grua të plagoseshin. Për momentin ata janë përcjellë në Qendrën spitalore të qytezës së Fratarit, e cila ndodhet 500 metër larg vendngjarjes, ndërsa në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe policia.
Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)