Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete

Nga Çaku Tafa
3 Tetor 2026, 09:28 | Kronikë

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy automjete, një “Ford” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri tjetrin.

A2 CNN raporton se automjeti tip “Ford” po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nga Krutja në drejtim të Këmishajt në autostradë, kur është përplasur nga “Benzi” që lëvizte në drejtimin Lushnjë-Fier.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë aksidentin dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar që në orët e para të mëngjesit.

Kjo pikë e autostradës është konsideruar prej vitesh problematike për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, disa prej të cilave kanë rezultuar edhe me humbje jete. Pavarësisht rasteve të përsëritura, banorët dhe drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin për mungesën e ndërhyrjeve për përmirësimin e sigurisë rrugore në këtë segment. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos