Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Nga Marjo Brakaj
3 Tetor 2026, 10:10 | Ekonomi

Mijëra studentë përballen me një tjetër sfidë për nisjen e vitit akademik: gjetjen e një banese në Tiranë. Qiratë e larta dhe kapacitetet e kufizuara të konvikteve e bëjnë strehimin një barrë të rëndë për ta. Një apartament kushton mesatarisht 12 herë më shumë se një vend në konvikt.

Shtëpitë me qira në Tiranë janë kthyer në “mollë të ndaluar” për studentët që nisin vitin e ri akademik të hënën.

“Çmimet janë shumtë të larta. Të papërballueshme me të ardhurat që ne kemi”, thotë një student.

Rreth 75 mijë studentë pritet të ulen këtë vit në auditorë, ndërsa një pjesë e tyre do të akomodohen nëpër konvikte. Por kapacitete e këtyre të fundit janë të pamjaftueshme.

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik

Konviktet publike dhe private në Tiranë kanë kapacitete për të akomoduar vetëm rreth 7 për qind të tyre. Për pjesën tjetër, beteja për një vend në konvikt mund të jetë po aq e vështirë sa përballimi i një qiraje.

Veç kostove gati të papërballueshme, mbi studentët ekziston edhe paragjykimi nga qiradhënësit.

Sipas një studimi të kryer nga Banka e Shqipërisë mbi çmimet e qirave tregon se kosto mesatare e një apartamenti arrin deri në 52 mijë 240 lekësh në muaj. Ndërkohë shpenzimet mujore për një student në konvikt nuk kalojnë vlerën prej 4 mijë e 300 lekëve ose thënë ndryshe  ata paguajnë një tarifë 12 herë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos