
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin “Mbikalimi i Memorialit”
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga, duke përfunduar jashtë karrexhatës. Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në momentin e ndërhyrjes, një pjesë e rrugës është monitoruar nga shërbimet në terren për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e lëvizjes së automjeteve.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)